Kurti: Vlerësimi i marrëveshjeve me Serbinë po ndalet nga Kadri Veseli

Aktuale

Kurti: Vlerësimi i marrëveshjeve me Serbinë po ndalet nga Kadri Veseli

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se për të mos bërë gabime në dialogun me Serbinë, duhet t’ia nisur nga vlerësimi në Kuvendin e Kosovë, i marrëveshjeve të arritura deri më sot, dhe ky vlerësim po ndalet me qëllim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurti këto komente i bëri gjatë takimit me Ambasadorin e Francës, Didier Chabert dhe zëvendësambasadoren, Carole Blestel-Feffer.

Sipas një njoftimi të VV-së, ambasadori tregoi interesimin për të folur për tema të shumta që kanë lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e Francës për shtetin e Kosovës.

“Kryetari Kurti, theksoi nevojat e mëdha ekonomike dhe sociale që kanë shtresa të ndryshme të popullit në Kosovë, nga punësimi e deri të investimet, dhe se si ka dështuar modeli ekonomik në linjën e të cilit po ecën qeveria aktuale. Ai më tej theksoi edhe një herë domosdoshmërinë për t’u mos u ngutur e për të mos bërë gabime në dialogun me Serbinë. Duhet t’ia nisim nga vlerësimi në Kuvend i marrëveshjeve të arritura deri më sot, dhe ky vlerësim po ndalet me qëllim nga Kryetari i Kuvendit. Më tej, Kurti shpjegoi për mungesën e legjitimitetit demokratik të ekipit negociator dhe të qeverisë, si dhe për nevojën për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dilnin institucione legjitime dhe demokratike”, thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së, takime të tilla do vazhdojnë të mbahen edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat