Pacolli: Gjermania është partner i fuqishëm tregtar me vendin tonë

Aktuale

Pacolli: Gjermania është partner i fuqishëm tregtar me vendin tonë

Nga: Z.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:38
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se pati një takim me homologon e tij gjerman, Heiko Maas.

Përmes një statusi  Pacolli ka shkruar se Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit.

“Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.”, ka shkruar Pacolli, përcjell Bota Sot

Më poshtë shihni reagimin e tij të plotë:

Nder, respekt dhe mikëpritje e pashembullt nga homologu im gjerman, Heiko Maas, i cili më priti në vizitë shtetërore sot në Berlin. 

Takim shumë miqësor, konstruktiv dhe pëmbajtësor. Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit. Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë.

Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat