Haradinaj tregon kur do të votohet Projektbuxheti për 2019

Aktuale

Haradinaj tregon kur do të votohet Projektbuxheti për 2019

Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:41
Ramush Haradinaj

Drejtues të Qeverisë së Kosovës shprehen optimistë se Projektbuxheti për vitin 2019 do të votohet në lexim të dytë gjatë këtij muaji.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Projektbuxheti që parashihet të jetë 2.3 miliardë euro, do të kalojë në fund të këtij muaji, pasi deputet e Kuvendit të Kosovës janë në pushim.

Ai gjatë një takimi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane, tha se do të përmbushen edhe kërkesat e PSD-së opozitare për buxhetin.

Haradinaj: Buxheti votohet në fund të muajit

“Votimi i buxhetit ka mund të ndodhë tani në këtë kohë, por parlamenti është në pushim. Seanca do të thirret në fund të këtij muaji, sepse kemi bërë një konsultë, i kam takuar shefat e grupeve parlamentare. PSD i ka disa kërkesa që qëndrojnë realisht. Jemi ra dakord që të votojmë edhe projektligjin për pagat, projektligjin për dialog. Janë edhe disa tema të tjera, që besoj se do t’i realizojmë”, ka thënë Haradinaj.

Projektligji për buxhetin e vitit 2019 është votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit në fund të vitit 2018.  LDK dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, derisa partia tjera opozitare PSD votoi pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat