Haradinaj tregon pse nuk ka dhënë dorëheqje deputeti Blerim Kuçi

Aktuale

Haradinaj tregon pse nuk ka dhënë dorëheqje deputeti Blerim Kuçi

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:02
Blerim Kuçi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar mos mbajtjen e premtimit nga deputeti Blerim Kuçi për dorëheqje, duke thënë se baza e partisë në Suharekë ka kërkuar që ai të mos jap dorëheqje, dhe se është ndjerë i detyruar që ta respektoj vullnetin e tyre.

“Unë kam qenë në një takim me deputetin Kuqi. Aty është shtruar tema e tij për dorëheqje. Baza e struktura e Suharekës ka qenë kategorike kundër. Kanë kërkuar prej tij që mos me e bo një gjë të tillë. Për këtë arsye kam qenë i detyruar edhe unë pra, në emër të të gjithë atyre që i kanë besuar deputeti Kuqi, që ai mos me e bo një gjë të tillë”, ka thënë kreu i Qeverisë, në një konferencë para mediave nga selia e partisë së tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas kreut të AAK-së, Blerim Kuçi , nuk ka nevojë që ta shqyrtojë edhe më tej dorëheqjen .

Haradinaj thotë se  Kosova vazhdon të mos dorëzohet sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, dhe sipas tij proceset nuk duhet lënë në gjysmë.

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, në një emision televiziv me 23  janar të vitit 2018, kishte bërë një premtim publik, duke thënë se nëse nuk do të liberalizohen vizat ai do të jap dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Megjithatë liberalizimi nuk ka ndodhur, Blerim Kuçi do të vazhdojë të jet deputet, e si gjithmonë premtimet në Kosovë vazhdojnë të mos mbahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat