“Familja Bajraktari është e veçantë në Llaushë”, ja pse (Bajraktari i Drenicës) Gani Geci po e ndërron mbiemrin

Aktuale

“Familja Bajraktari është e veçantë në Llaushë”, ja pse (Bajraktari i Drenicës) Gani Geci po e ndërron mbiemrin

Nga: N.Sh Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:33
Vëllezërit Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë për ndërrimin e mbiemrit të tij, nga Geci në Bajraktari, ka filluar edhe ligjërisht të punoj në këtë drejtim.

Arsyeja kryesore, për ndërrimin e mbiemrit dhe për t’u kthyer në mbiemrin e gjyshërve të tij Bajraktari, është për shkak të ndërrimit të emrit apo ngatërrimit me qëllim, me Sabit Gecin apo edhe atyre të cilët thotë se janë me PDK-në.

Gazeta “Bota sot” mëson se, (Bajraktari i Drenicës) Gani Geci ka filluar edhe ligjërisht të ndryshoj mbiemrin por që e ka një problem.

“Ai është interesuar edhe në komunë që ta ndërroj mbiemrin, por po i duhet një vërtetim që nuk është nën hetime, dhe për shkak të këtij vërtetimi se nuk po mundet ta marr nga Gjykata njëherë nuk po mundet që ligjërisht ta ndërroj mbiemrin. Por kam vendosur që sa herë të përmendet emri i tij, të përmendet fjala “Bajraktari i Drenicës”. Për këtë ka vendosur se shpeshherë po i gabohet emri me Sabit Gecin dhe ata që janë me PDK-në”, ka thënë një burim për “Bota sot”.

“Të gjithë ata gazetarët që shkruajnë për Gecët e Llaushës, apo për shtatë vëllezërit Geci, së pari duhet të kuptojnë se a bahet fjalë për familjen Bajraktari apo më Gecët tjerët. Pasi dihet se shtatë vëllezërit Geci gjithmonë kemi qenë Bajraktar dhe të veçuar prej Gecëve tjerë të Llaushës”, thekson ai.

Geci, më 20 dhjetor kishte shkruar edhe në Facebook, për ndryshim të emrit.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

Të nderuar qytetarë,

për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.

Arsyeja e ndërrimit të mbiemrit është ngatërresa ime me Sabit Gecin.

Sabit Geci është ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale ti vërtetoj këto.

Llaushë.

Me respekt,

GANI BAJRAKTARI

Image
Adem Bajraktari, babi i Gani Gecit
Image
Halil Bajraktari, gjyshi i Gani Gecit
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat