Gjermania përkrah fuqishëm Kosovën për liberalizimin e vizave

Aktuale

Gjermania përkrah fuqishëm Kosovën për liberalizimin e vizave

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:25
Ilustrim

Sekretari i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, Michael Roth,ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Roth ka shkruar se Gjermania do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka përmbushur kriteret e BE-së për liberalizimin e  vizave. Andaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë për këtë në Bruksel”, ka thënë Roth.

Sidoqoftë, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Kosova ka pasur për detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po këtij viti, Parlamenti Evropian votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, japin vlerësimet e tyre, nuk e kanë futur fare në agjendën e takimit të tyre çështje liberalizimit vizave për Kosovën.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat