Pacolli: Për taksën vendos Qeveria e Kosovës, askush tjetër

Aktuale

Pacolli: Për taksën vendos Qeveria e Kosovës, askush tjetër

Më: 11 janar 2019 Në ora: 00:15
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Ai atje ka folur edhe për taksën 100% ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria.

“Këtë e përmenda edhe sot brenda edhe në konferencën për shtyp. Këtë ta dijnë, veprimi ka qenë i yni dhe i Kosovës,  dhe askush nuk ka drejtë të hidhërohet ose ta kundërshtojë këtë për arsye se kush është ai që ka thyer normat e CEFTA-s është Serbia”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova pas takimit të tij me homologun gjerman Maas.

Pacolli deklaron së këto i ka thënë edhe në takimin me ministrit të jashtëm gjerman.

“Maas e kupton këtë dhe qeveria gjermane kupton – një gjë tjetër është që ne duhet të krijojmë parakushte për të fasilituar dialogun është krejtësisht tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat