Murati: Po habitem se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën - Bota Sot
Murati: Po habitem se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën

Aktuale

Murati: Po habitem se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:13
Valon Murati

Për mosdekretimin e Gent Cakajt ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Ai ka thënë se mosdekretimi i Gent Cakajt për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është produkt i betejës së brendshme politike në Tiranë.

“I pështirë ekzaltimi meskin i disave në Prishtinë për këtë mosdekretim. Ndërsa sa i përket ridefinimit të kufijve me Serbinë, ai është një proces i cili drejtpërdrejt i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi.

“Në anën tjetër po vazhdojë me u habit tashmë që disa muaj se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën. E sa për provincialistët e Bllokut në Tiranë dhe provincialistët kosovarista që iu gëzuan mosdekretimit të Gent Cakajt, ekzaltimin nuk do ta kenë të gjatë. Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët”, ka thënë në fund ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...