Drashkoviç për konfliktin me Kosovën: Në çdo moment mund të shpërthej flaka

Aktuale

Drashkoviç për konfliktin me Kosovën: Në çdo moment mund të shpërthej flaka

Nga: F. B. Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:53
Vuk Drashkoviç

Udhëheqësi i Lëvizjes për Rimëkëmbje Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç ka deklaruar se shumica e njerëzve në Serbi nuk e dinë, se të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet e mundshme në Kosovë, Bosnje dhe Maqedoni apo kudo në Ballkan do t’i zgjidh NATO.

“Rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë sot është injorimi i realitetit gjeopolitik, se Serbia është ujdhesë në oqeanin e NATO-së dhe BE-së, dhe se shteti edhe po të ishte në interesin e saj dhe të kishte mundësi nuk do të mund të fluturonte deri tek Rusia dhe të i bashkohet aleancës ushtarake ruse dhe unionit ekonomik të saj”, ka thënë Drashkoviç për portalin e Novi Pazarit, transmeton gazeta “Bota Sot”.

Për konfliktin e ngrirë në Kosovë ai shprehet se “është si prushi në hi”.

“Në secilin moment mund të shpërthej në flakë. Serbia do të gjendej në situatën në të cilën ndodhej para dy dekadave, përveç se pasojat dhe përmasat e fatkeqësisë do të ishin dukshëm më të mëdha”, vlerësoi Drashkoviç.

Në pyetjen nëse hyrja e Serbisë në aleancën e NATO-së do ishte me rëndësi për stabilitetin politik edhe ekonomik, Drashkoviç ka përkujtuar në deklaratën e presidentit serbe Alekasandar Vuçiq në të cilën ka thënë se Serbia me bashkëngjitje NATO-së do të zgjidhte pothuajse të gjitha problemet e sigurisë dhe sfidat e zhvillimit.

“Është e saktë duke shtuar se rreth 80 për qind e qytetarëve të Serbisë janë të vendosur kundër anëtarësimit në aleancën e NATO-së. Edhe kjo është po ashtu e saktë dhe tragjike sepse pushteti po respekton vullnetin e shumicës së madhe, që konsideroj gabim”, ka thënë Drashkoviç që ishte edhe ministër i Punëve të Jashtme.

Ai ka shprehur qëndrimin se shumica e qytetarëve të Serbisë nuk e di faktet për NATO-n sikurse as nuk ka mundësi të edukohen edhe njohin.

“Kjo shumicë nuk e di se të gjitha mosmarrëveshjet edhe konfliktet e mundshme në Kosovë, Bosnje dhe Maqedoni apo kudo në Ballkan i zgjidh NATO. Serbia mund të zgjedh vetëm një nga këto dy mundësi: të jetë në aleancën e NATO-së në tavolinë apo të jetë në “meny”. Vendimi nuk duhet t’i lehet mosdijes, inatit, as dëgjimit të vullnetit të shumicës. Në disa çështje në shumë vende shumica e paditur nuk duhet të udhëheq. Shumica mund të votoj edhe se dy edhe dy nuk janë katër”, ka thënë Drashkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat