Haradinaj për kërkesat e SBASHK-ut: Do t’i shohim mundësitë

Aktuale

Haradinaj për kërkesat e SBASHK-ut: Do t’i shohim mundësitë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:38
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevën e mësimdhënësve, me ç’rast ka thënë se do të mundohen t’i plotësojnë kërkesat e SBASHK-ut.

Kreu i ekzekutivit para gazetarëve ka thënë se është takuar me përfaqësuesit e sindikatës dhe se do të shohin mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit.

Haradinaj: Do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit

“I kemi dëgjuar kërkesat e tyre, disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marrë paga, edhe shtesa, tani shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Nëse ka mbetur hapësirë me bë ndonjë përmirësim në ligj, për shkak se ligji është në Parlament dhe ka kaluar në lexim të parë dhe po shkojmë në lexim të dytë për ligjin për pagat. Atëherë pra jemi në diskutim për ligj, do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme SBAShK-u ka bërë të ditur se prej datës 14 janar do të futen në grevë dhe kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30 përqind koeficienti i mësimdhënësve për paga.

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në lidhje me grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK) ka thënë se do ta shohin mundësinë e amendamentit të Ligjit për pagat në pjesën që ka të bëjë me mësimdhënësit.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë vizitës që ia bëri Ministrisë së Inovacionit.

Ai tha se do ta shohin mundësinë e amendamentimit të Ligjit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve.

“E kam takuar Sindikatën e mësimdhënësve, Rrahman Jashari dhe kolegët tjerë. I kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marr paga dhe shtesat. Shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Jemi në diskutim për ligj dhe do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë në grevë të përgjithshme. Greva do të jetë me afat të pacaktuar, ndërkaq ata po kërkojë rishikimin e ligjit të pagave, me të cilin po kërkojnë ngritjen e pagave për mësimdhënësit për 30 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat