Haradinaj bën homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova

Aktuale

Haradinaj bën homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:27
Ramush Haradinaj


Në një postim në Facebook, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi duke bërë homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ai ka shkruar se ka nda disa çaste me familjen e tij, të cilës i ka uruar mbarësi në këtë vit.

Postimi i tij i plotë:

Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne povazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat