“E vranë, vetëm se ishte patriot i guximshëm”!

Aktuale

“E vranë, vetëm se ishte patriot i guximshëm”!

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:01
Enver Maloku

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku në 20 vjetorin e vrasjes makabre të veprimtarit Enver Malokut, thotë se atë e vranë, pasi ishte patriot i guximshëm.

Sipas tij, dora vrastare e atentatorit, që nuk u zbulua kurrë e ndërpreu angazhimin dhe përkushtimin e madh të Malokut që i dha kuptim dhe domethënie informimit të shpejt, të saktë dhe profesional.

“E vranë, vetëm se ishte patriot i guximshëm!

Enver Maloku, me angazhimin, pērkushtimin dhe kodin fisnik gazetaresk, është ndër të parët shqiptar, që i dha kuptim dhe domethënie, informimit të shpejt, të saktë e profesional në kohen e paraluftës në Kosovē! Mjerisht, dora vrastare e atentatorit... që ende s’u zbulua, e ndërpreu këtë fah...!”, shkruan Maloku në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat