Ministri i PDK-së kundërshton propozimin e Haradinajt për taksën

Aktuale

Ministri i PDK-së kundërshton propozimin e Haradinajt për taksën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, sot në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që, siç ka thënë, të mos dëmtohen sipërmarrësit në vend , të mos aplikohet masa e taksës 100 për qind për mallrat që kanë qenë në Kosovë.

Por ky propozim i Haradinajt nuk është përkrahur nga ministri i PDK-së në Qeveri Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet të lëkundet nga vendimet e saja derisa te arrihet qëllimi politik.

Fatmir Limaj ka thënë se fillimisht duhet te dihet sasia e këtij malli dhe të dhënat tjera e më pas të sillet për miratim kjo pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat