“Baton Haxhiu e ndau Vetëvendosjen”

Aktuale

“Baton Haxhiu e ndau Vetëvendosjen”

Nga: D.RR Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:42
Baton Haxhiu dhe Albin Kurti

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Baton Haxhiun duke shkruar se duhet ta shpallim “hero kundër krimit e korrupsionit” për vitin 2018.

Kjo sipas Talit për shkak se Haxhiu i shpëtoi 12 deputetët të cilët i ndau nga Vetëvendosja.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiun duhet ta shpallim "hero kundër krimit e korrupsionit" për vitin 2018.

Sepse i shpëtoi 12 deputetë të cilët i ndau nga "grupi kriminal i LV".

Shpresoj që gala ceremonia të mbahet në jahtën e Devollve diku në bregdet. Bon edhe në ate malazez.

Për kapiten anije besoj se nuk jemi ngushtë pasi që Shpendi, qe sa e sa t'u u tarahit me atë jahtë, u msu edhe m'i grah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat