Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetar të degëve, të kë saj partie.
“Ne po mbajmë takime të rregullta me degët, me kryesinë. Preokupimi ynë i madh është gjendja në vendin tonë dhe gjendja në teren. Nga takimi ynë rezulton që qytetarët e Kosovës në përgjithësi votuesit e LDK-së janë të preokupuar se si po qeveriset Kosova. Është bindje e përgjithshme e LDK-së që buron nga tereni se Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e ka lëshuar rrugën e konceptit të ekonomisë së tregut, ku po rriten pagat në sektorin publik, po rriten të punësuarit, po formohet diferenca ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat”, ka thënë ai.
Ai thotë se kjo Qeveri dëshiron t’ju hedh hi syve qytetarë ve të Kosovë s dhe duke ja hedhur fajin vetë m BE-së.
“Qeveria dëshiron t’i hudh hi syve qytetarëve duke spostuar fajin vetëm tek BE, por këta njerëz që janë në Qeveri e kanë bllokuar më shumë se dy vjet e gjysmë procesin e demarkacionit, me kauza të rrejshme”, tha ai.
Mustafa ka folur edhe për letrën e Presidentit Trump, dërguar Presidentit Thaçi, dhe Vuçiq, tha se ne e vlersojmë dhe e përshëndetim këtë leter nga një shtet mik.
“…e kemi vlerësuar letrën e Presidentit Trump, dhe mobilzimin që procesi i dialogut të shkoj karshi SHBA-së, sepse ne besojmë shumë tek SHBA. Por për neve është e pakuptimtë që institucionet e Kosovës, në momentin kur Kosova ka marrë një letër ku kërkohet që çdo palë të ruhet për vendimet që i bëjnë dëm dialogut, Qeveria për veprime të veta shton taksën për mallrat, në vend që të ketë konsideratë për një letër nga një shtet mik…”, tha ai.
Gjithashtu Mustafa thotë se këtë Qeveri duhet ta rrë zojm. “Ai thotë se nuk ja kemi inati kë saj Qeverie por duhet të punojmë në shumë pë r kë të shtet”, transmeton Bota Sot.