Tahiri: E kundërshtoj fuqishëm vendimin selektiv për taksën

Aktuale

Tahiri: E kundërshtoj fuqishëm vendimin selektiv për taksën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:06
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri ka kundërshtuar sot një propozim të Qeverisë, përmes së cilit ekzekutivi lejonte hyrjen e mallrave nga Serbia dhe Bosnja, mallra që janë në Doganën e Kosovës.

I pari i Drejtësisë në ekzekutivin e vendit, ka sqaruar më pas në rrjetin social Facebook, se propozimi për ndryshimin e regjimit të taksës 100 % për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte selektiv.

“Sot në Mbledhjen e Qeverisë kam kundërshtuar propozimin për ndryshimin e regjimit të taksës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës për këdo që i referohet, është në kundërshtim me parimin e taksës së vendosur në emër të Republikës së Kosovës, si entitet i të gjithëve” ka shkruar Tahiri.

Për më shumë, Tahiri ka theksuar se taksa e vendosur unanimisht, duhet të vlejë ëpr të gjithë njësoj, dhe jo të dekurajoj prodhuesit vendor apo të nxis kalimin ilegal të mallrave nga këto dy shtete fqinje.

“Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës, është dekurajues për prodhuesit vendor dhe nxitje për kalim ilegal të mallrave. Kushti i parë i sundimit të ligjit është barazia, prandaj taksa e vendosur unanimisht, vlen dhe duhet të vlejë për të gjithë njësoj. Andaj, unë e kundërshtoj fuqishëm një vendim të tillë selektiv ” ka përfunduar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat