Ish-anëtari i SHIK-ut: Enver Malokun nuk e vrau UÇK-ja, por...

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Enver Malokun nuk e vrau UÇK-ja, por...

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:49
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për 20 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Malokun.

Ai thotë se Malokun nuk e vrau UÇK-ja, por përfituesit e luftës.

Me këtë u drejtohet me nofka ish-udhëheqësve të UÇK-së, si Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylës.

Më poshtë shkrimi i plotë i Naim Miftari, ish-epror i lartë i UÇK-së:

Gjarpër, Lul, Zek, Dajë, atdhetarin Enver Malokun nuk e ka vrarë UÇK por përfituesit e luftës.

Vrasja e atdhetarit të çështjes kombëtare Enver Malokut ishte hapje e rrugës për agjencitë informative SHIK dhe ma vonë edhe i SIA_as, kjo vrasje ka patur  qellim eliminimin e rrjetit të QIK-ut dhe eliminimin e reputacionit dhe ndërprerjen e lidhjeve dhe ndikimit ndërkombëtar që gëzonte kjo organizatë në bot.

Dikush i uritur shumë për pushtet dhe para që kishte plane tjera për Kosovën pas luftës ju frikonte shumë kësaj organizate informative.

Vrasësit  janë shqiptar që mendojnë dhe punojnë serbisht edhe sot !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat