Deputeti i AAK-së i reagon Isa Mustafës: Taksa është si pasojë e luftës nga Serbia

Aktuale

Deputeti i AAK-së i reagon Isa Mustafës: Taksa është si pasojë e luftës nga Serbia

Nga: N.H Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:15
AAK

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ku ky i fundit vendimin për taksën ndaj produkteve serbe e quajti vendim popullist.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë.

Reagimi i plotë i Nitajt:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e paska “goditur” edhe një herë Kryeministrin Haradinaj, për taksën ndaj produkteve serbe! E paska cilësuar vendim populist!

Zotëri Mustafa, duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qanë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë!

Kjo taksë është vendim i Qeverisë dhe është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë. Mund të mos jetë vendimi më i mirë, por njeriu lufton me çka ka!

Sa i përket letrës së Presidentit Trump, duket që Kryetari i LDK-së, Mustafa e paska kuptuar gabimisht atë! Presidenti Amerikan bën thirrje për unitet në këtë proces, dhe nëse dikush nuk po e përfillë këtë këshillë të tij, ai është vet zoti Mustafa.

Në delegacionin e Kosovës janë katër zëvendëskryeministra dhe Qeveria është mjaftueshëm e përfaqësuar, por opozita jo. Uniteti politik bëhet atëherë kur edhe opozita është pjesë e tij. Kjo është kaq e thjeshtë. Mjafton të vendosni!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat