Haradinaj përgëzon shqiptarët në Maqedoni për ndryshimin e emrit

Aktuale

Haradinaj përgëzon shqiptarët në Maqedoni për ndryshimin e emrit

Nga: A.M. Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin nga Kuvendi i Maqedonisë për ndryshimin e emrit.

Ai përmes një postimi në Facebook se ka përgëzuar homologun Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime.

Postimi i plotë:

Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat