Deputetja e LDK-së: Ashtu siç na bëri neve, PDK-ja do ta rrëzoj edhe qeverinë “Haradinaj”

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Ashtu siç na bëri neve, PDK-ja do ta rrëzoj edhe qeverinë “Haradinaj”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:35
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri pretendon se Partia Demokratike e Kosovës ka ‘planin’ për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”, ashtu siç kishte vepruar me ekzekutivin e kaluar të Isa Mustafës.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka thënë se subjekti që udhëhiqet nga Kadri Veseli nuk ka seriozitet të partneritetit.

Andaj, Gaxherri nuk e përjashton mundësinë që së shpejti PDK-ja t’ia bëjë “gropën” qeverisë aktuale.

“Edhe pse ishte bërë një marrëveshje për qeverisje me PDK-në, kjo parti e kishte rrëzuar qeverinë “Mustafa”, pra, kjo parti s’është aspak serioze. PDK bashkë me partitë opozitare e kishte rrëzuar parterin e saj. Prandaj, jam e sigurt se një gjë e tillë do të ndodhë prapë”, ka thënë ajo.

Më tej, Gaxherri theksoi se LDK-ja është më se e gatshme që të shkojë në zgjedhje dhe të dal partia fituese. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe në publikimet e fundit të sondazheve.

“Çdo parti thotë për vete. Por argumentet dhe sondazhet që po i bëjnë disa organizata joqeveritare e paraqesin LDK-në si parti të parë”, është shprehur ajo.

Deputetja e LDK-së ka përmendur se vendi është në krizë dhe ka me qenë gjithmonë në krizë me tipa të tillë që udhëheqin me vendin.

“LDK po kërkon votën nga qytetarët, besimin nga qytetarët që me udhëheq dialogun. Por në këtë formë sic jemi në opozitë, ne kërkojmë nga institucionet e vendit sepse e kemi dëshmuar dhe na tani duhet të tregojmë pjekuri shtetërore dhe politike, por partitë që janë s’kanë kredibilitetin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat