Haradinaj përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Aktuale

Haradinaj përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj thotë se një veprim i tillë e dërgon rajonin drejt paqes së përhershme.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime.RH”, thotë Haradinaj.

Pro ndryshimeve në Maqedoni kanë votuar 81 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat