LDK refuzon ftesën e Veselit, e quan farsë takimin e thirrur për dialog

Aktuale

LDK refuzon ftesën e Veselit, e quan farsë takimin e thirrur për dialog

Më: 11 janar 2019 Në ora: 21:10
Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar sërish partitë opozitare dhe krerët e institucioneve në takimin e radhës dakordues rreth dialogut me Serbinë.

Në takimin i cili është thirrur për të hënën janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani  ka thënë se këto takime janë vetëm farsë e asgjë tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë që është veç farsë e asgjë tjetër. z.Veseli përfaqëson partinë e dytë në Kuvend për nga numri i deputetëve, dhe nuk mund të pretendojë të marrë as rol unifikues e as udhëheqës”, ka deklaruar Osmani.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes zëdhënëses së saj, Tinka Kurti kanë konfirmuar për mediat vendore se nuk do të marrin pjesë në takim, duke thënë se këto takime po mbahen për legjitimimin e Hashim Thaçit.

Kujtojmë se LDK dhe VV nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues të tyre që t’i bashkohen Ekipit Negociator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat