LDK përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Aktuale

LDK përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Me rastin e ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, LDK përgëzon shtetin fqinj.

Sipas LDK-së, ratifikimi i amendamenteve kushtetuese për të ndryshuar emrin në Maqedonia Veriore, si respektim i Marrëveshjes së Prespës, është hap i fuqishëm i Maqedonisë drejtë fqinjësisë së mirë në Ballkan, një hap i vendosur drejt një Ballkani më të sigurt, më të integruar në strukturat euro-atlantike, më paqësor dhe me më shumë prosperitet. Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni për kontributin e dhënë drejtë një ardhmërie më të ndritur në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat