Anëtari i LDK-së ironizon me AAK-në: Po qesin shkelma si gomari

Aktuale

Anëtari i LDK-së ironizon me AAK-në: Po qesin shkelma si gomari

Nga: A.ZH Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:27
LDK

Një tjetër zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i është përgjigjur akuzave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, anëtari i kësaj partie Bajram Gecaj, ka thënë se AAK-ja, në vend se të përçojë mesazhe uniteti e bashkëpunimi si parti në pushtet, “po qet shkelma, si gomari”.

Sipas tij, interesi dhe koncentrimi i tyre i vetëm është zhagitja deri në pakufi e proceseve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Gecajt:

AAK (fatkeqësisht) udhëqë me qeverinë në këtë mandat! Si udhëheqës dhe “shpianikë” të mirë, të cilëve u nevoitet uniteti e bashkëpunimi, rendi e do që mu ata të përqonin mesazhe dhe frymë bashkëpunimi e mirëbesimi!

Megjithatë, po si gomari që nervozohet nga barra të cilën nuk mund ta mbajë, këta veç shkelma po qesin, me shpresë se kështu lirohen nga ajo “barrë”, krejtësisht e papërballueshme për ta!

Apo ndoshta nuk e kanë me “barrën” fare, por që interesi dhe koncentrimi i tyre i vetēm është zhagitja deri në pakufi e proceseve, në mënyrë që të trashin “dhjamin” tanimë bukur mirë të formësuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat