Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Albena Reshitaj, ka reaguar në lidhje me poleminkat ndërmjet partive politike në vend, gjegjësisht LDK-së dhe AAK-së.
Reshitja ka thënë se nuk është koha për përçarje e as për harje hesapesh, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë që të jetë e bashkuar, për të kaluar sfidat e tanishme.
Reagimi i plotë i Reshitajt:
Nuk është koha për të nxjerr mllefe e për tu përqarë mes vete.Të gjitha betejat që kem humbur epilog kanë pas dobësine e përqarjes tonē. Nuk është koha për t'u zënë mes vete e as për të larë hesape.
Tani kur filluan edhe më hapur te nxisin përqarjen mes shqiptarëve duke aktivizuar gjuhën e akterëve që vunë vetë anmiqtë tanë në pozita kyqe për të arritur qëllime. Vendi ynë ka nevojë më shumē se kurrë keto ditë acaresh e furtunash të jemi ne, bijtë e saj bashkë. Të shtrëngojmë duart për t'i dhënë fuqi edhe atij më të dobëtit, t'i japim forcë njëri tjetrit që të mos lejojmë të arrinë të përdorin kaq shumë dobësitë e disa njerëzve tanë për ti kthyer kaq shumë kundër vetes e kundër popullit të vet.
Të jemi bashkë për të ndezur shpresë në zemrën e secilit nga ne për të tejkaluar edhe këto sfida.
#Stop përqarjes#