“Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”: Qysh me të besua tash ore Daut Demaku, kur Rugova ka vdekur...

Aktuale

“Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”: Qysh me të besua tash ore Daut Demaku, kur Rugova ka vdekur...

Nga: N.Sh Më: 13 janar 2019 Në ora: 10:53
Dr. Ibrahim Rugova dhe Daut Demaku

Publicisti Bajram Kabashi e ka komentuar rrëfimin e shkrimtarit dhe publicistit Daut Demaku për takimet e tij me ish-presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Demaku, në një emision televiziv, ka thënë se, ka vuajtur dhe është munduar shumë që presidentit Rugova ë ia mësonte përsëritjen e fjalëve “Pavarësi e Kosovës”.

Demaku ka thënë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”, dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, ka pohuar Daut Demaku.

Megjithatë, Kabashi shpreh habinë e tij në këto deklarata të Demakut.

Ai thotë se qysh me i besu tash fjalëve të Demakut, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

“Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku, autor i disa veprave letrare, i njohur si specialist i Mendimit Pozitiv në Kosovë (sipas pikëpamjeve të tij, të bazuara edhe në rrëfimtarinë etike të "odave të burrave", por jo edhe në "oda të grave!"), në emisionin “Personale”, paska rrëfyer disa biseda që ai pretendon se i kishte pasur dikur me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar që të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave , e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Qysh me të besua tash ore Daut, kur Rugova ka vdekur se qenka kështu siç thua ti?”, shkruan Kabashi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kabashi shton se, përsëritja e fjalëve si “Pavarësia e Kosovës” ka qenë si kusht i fundit për “zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi”.

“Përsëritja e fjalëve si "Pavarësia e Kosovës" ka qenë si kusht i fundit për "Zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi", dokument i LDK e të partive të tjera të paraluftës.

Formulimin e kësaj politike në atë kohë e kanë promovuar akademikët e ndryshëm që i kontribuonin spektrit politik të asaj kohe, ku dallonte Akademiku Fehmi Agani nga radhët e LDK si dhe Akademiku Mark Krasniqi pre anash”, potencon ai.

Ai tutje i quan këto deklarata të Demakut si zbavitje, gjëra këtë që të bëjnë me qeshë.

“Ka gjëra zbavitëse nga ato që i thotë shkrimtari Daut Demaku; gjëra që të bëjnë me u kënaqë tuj qeshë, por që i ofrohen opinionit publik në Kosovë në mënyrë jokritike, d.m.th., duke e dëgjuar vetëm rrëfimin e Daut Demakut për atë që ai e mendon si Mendimi Pozitiv e që në popull njihet si Mendimi i Mirë apo Mendimi i Mbarë.

*Përpara luftës i kam lexuar të gjitha librat e Daut Demakut dhe prej tyre më ka mbetë në kujtesë për të mirë vetëm përmbledhja e tij me tregime Plisat e Kuq”, përfundon publicisti Bajram Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat