Nesër intervistohet Cena, i ftuari tjetër nga Gjykata Speciale

Aktuale

Nesër intervistohet Cena, i ftuari tjetër nga Gjykata Speciale

Më: 13 janar 2019 Në ora: 14:03
Sabahudin Cena

Sabahudin Cena, ish-anëtar i Zonës së Pashtrikut gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është duke pritur një telefonat nesër nga Gjykata Speciale për të kuptuar vendin dhe orën se ku do të intervistohet.

Avokati i tij, Mahmut Halimi ka treguar për Gazetën Insajderi se nesër është caktuar dita kur do të intervistohet Sabahudin Cena, mirëpo as ai dhe as klienti i tij nuk e din orën e saktë dhe vendin.

“Për nesër është caktuar marrja në pyetje e zotëri Sabahudin Cena, vendin dhe orën nuk mundem të ju tregoj për shkak të arsyes që duhet të ruhet fshehtësia, në një orë të caktuar të ditës ata kanë mbet me më thirr që me lan vend takimin, brenda një ore me u taku edhe me shku në zyre me fillu deklaratën ose me ndërmarr edhe me i sqarua veprimet e më tejme që do të jenë”, ka thënë Halimi.

Halimi ka treguar se ende nuk e din se në çfarë cilësie do të intervistohet klienti i tij, dëshmitar apo i pandehur. Mirëpo ai sqaron se sipas studimeve të cilat i ka bërë rregullores së Gjykatës Speciale dhe prokurorisë personat të cilët angazhojnë avokat konsiderohen si persona të dyshuar.

“Ana tjetër që do të jetë, ku deri më tani nuk e dimë se në çfarë cilësie, dëshmitar apo i pandehur. Unë sa kam arrit me i studiu dispozitat që janë të lidhura drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale dhe prokurorinë atëherë për avokat, avokatë angazhohen vetëm në rastet kur personat janë të dyshuar, të pandehur pra ose të akuzuar”, ka treguar Halimi.

Halimi thotë se sipas rregullores ligjore të Gjykatës Speciale nuk e përcakton që një dëshmitar ka të drejt të ketë prezent avokatin mbrojtës gjatë dëshmimit të tij.

“Për viktima janë mbrojtësit e viktimave ndërsa asnjë dispozitë e vetme sa kam arrit të studioi edhe ligjin për Gjykatën Speciale edhe rregulloren për provat dhe procedurën për provën para Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë askund nuk ka ndonjë rregull ligjore e cila përcakton që një dëshmitar ka të drejtë të ketë prezent avokatin mbrojtës gjatë dëshmimit të tij, kështu që mbi bazën e këtyre dispozitave edhe në mbështetje të tyre unë jam i bindur pa ndonjë rezervë, por secili i cili udhëzohet të ketë avokat edhe i të cilit i jepet mundësia të angazhohet të ketë avokat ai sipas rregullave dhe dispozitave në fuqi për Gjykatë Speciale e ka statusin e personit ose të dyshuar ose personit të akuzuar”, ka sqaruar Halimi.

Ndërsa ai ka thënë se “për Cenën nesër është intervista më kanë thënë se një orë më para të lajmërojmë ku me u taku dhe të gjitha ato dhe presim përballjen dhe presim të dalim faqe bardh”.

Në mëngjesin e sotëm ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale. Po ashtu sot do të udhëtojë edhe ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi.

Ish-komandant Remi është bërë e ditur se do të intervistohet nesër, më 14 janar.

Përveç Lushtakut dhe Mustafës dhe Cenës të ftuarit e tjerë nga Gjykata Speciale janë Nazif Mehmeti, i njohur si komandant Drini, Safet Syla, Sylejman Selimi, Remzi Shala i njohur si komandant “Molla e Kuqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat