Haxhiu: Qeveria ka hallin e interesit personal, ndaj saj duhet përgjigjur me grevë

Aktuale

Haxhiu: Qeveria ka hallin e interesit personal, ndaj saj duhet përgjigjur me grevë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:50
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu vendimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë e quan të duhur dhe kërkon ta ketë mbështetjen edhe të prindërve, pasi për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.

“Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Ajo thotë se një Qeveri që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit, por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat