“Pse Thaçi edhe pse dështoi votimi herën e parë, detyroi deputetët ta votojnë për së dyti Specialen?”

Aktuale

“Pse Thaçi edhe pse dështoi votimi herën e parë, detyroi deputetët ta votojnë për së dyti Specialen?”

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:10
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se është momenti më i mirë që të reflektojmë mbi situatën e krijuar në vendin e kombin tonë lidhur me Gjykatën Speciale.

Sipas Sveçlës, shumë pyetje lidhur me këtë kërkojnë përgjigje, duke filluar që nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Besoj është momenti që të reflektojmë mbi situatën e krijuar në vendin e kombin tonë lidhur me Gjykatën Speciale, me hetimet që po bëhen dhe luftimin e UÇK-së përmes intervistimit të akterëve të rëndësishëm si dëshmitarë apo të dyshuar për krime lufte”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i deputetit të VV-së: 

Besoj është momenti që të reflektojmë mbi situatën e krijuar në vendin e kombin tonë lidhur me Gjykatën Speciale, me hetimet që po bëhen dhe luftimin e UÇK-së përmes intervistimit të akterëve të rëndësishëm si dëshmitarë apo të dyshuar për krime lufte.

Shumë pyetje kërkojnë përgjigje.

Pse u votua Gjykata Speciale nga mbi 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran (?), në lirinë që u mundësua nga lufta e drejtë e UÇK-së?

Pse Thaçi edhe pse dështoi votimi heren e parë, detyroi këta deputet ta votojnë heres së dytë?

Si ia dolën disa personazhe, me veprimet e tyre pas lufte, të krijojnë atmosferë negative për UÇK-në në opinionin e gjerë?

Si ia dolën që titulli “komandant” të vishet me konotacion negativ te vet populli që i shihte dhe i kishte ata çlirimtarë?

Pse u angazhuan në shuarjen e zërit shoqëror që kundërshtonte këtë sulm të specializuar mbi UÇK?

Ndoshta më së miri këtyre pyetjeve mund t’i përgjigjet Hashim Thaçi, për degradimin hap pas hapi, si me plan, të perceptimit të përgjithshëm për luftën tonë çlirimtare.

Por përgjegjësi ai vet nuk merr. Ne duhet ta vejmë para saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat