Deputeti i kërkon Haradinajt ta zvogëlojë pagën e 3 mijë eurove ose t'ua rrisë edhe mjekëve e mësuesve

Aktuale

Deputeti i kërkon Haradinajt ta zvogëlojë pagën e 3 mijë eurove ose t'ua rrisë edhe mjekëve e mësuesve

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:35
Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka komentuar rreth grevës së paralajmëruar për nesër nga mësimdhënësit në mbarë Kosovën.

Ai e ka vlerësuar të drejtë kërkesën e mësuesve për rritje të pagave.

Aliu i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që t'ua rrisë pagat mësuesve, mjekëve e të tjerëve.

Ka thënë se nëse nuk e bën këtë, Haradinaj duhet t'ia zvogëlojë vetes pagën e 3 mijë eurove, për të cilën kishte marrë një mori kritikash.

"Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve", ka shkruar Aliu në Facebook. 

Nxënësit e shkollave publike nesër do të pushojnë. Nuk do të kenë mundësi të shkelin nëpër shkollat e tyre.

Krejt kjo për shkak se nesër do të fillojë një grevë e mësimdhënësve në gjithë Kosovën. Bojkoti i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm po bëhet me kërkesë që të rriten pagat e mësimdhënësve. 

Në fakt, po kërkojnë që rritja e pagave të behet edhe në arsim siç është paraparë të ndodhë në shëndetësi, polici dhe fusha tjera.

Rrahman Jasharaj përfaqësues i sindikatës së arsimit ka thënë se në grevë hyjnë të gjithë mësimdhënësit derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat