Nis greva në arsim, Jasharaj thotë se do të zgjasë në kohë të pacaktuar

Aktuale

Nis greva në arsim, Jasharaj thotë se do të zgjasë në kohë të pacaktuar

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:17
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga sot ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Greva ka filluar sot në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka të gjitha shkollat i janë bashkuar kësaj greve.

“Në bazë të informacioneve që kemi të gjitha shkollat i janë bashkuar grevës. Për momentin jemi tek çerdhja “Fatosat” dhe më vonë do të jemi në shkollën “Hasan Prishtina” ku nga aty ekipet tona po mbledhin informata që më vonë do ti plasojmë në media”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka theksuar se ndërprerja e kësaj greve nuk varet nga ta por nga ana e Qeverisë.

“Greva do të zgjasë në kohë të pacaktuar, dhe kjo nuk varet nga ne por nga institucionet të cilat duhet t’i plotësojnë kërkesat tona”, tha Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat