Zeka: Më mirë ka qenë të ndëshkohen politikanët mafioz, sesa qytetarët...

Aktuale

Zeka: Më mirë ka qenë të ndëshkohen politikanët mafioz, sesa qytetarët...

Nga: D. B Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:30
Milaim Zela

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate Milaim Zeka ka thënë se lëvizjet e njerëzve në një kontinent demokratik si Evropa, janë mëse normale, por në rastin e Kosovës, Brukseli, duke mbajtur një qëndrim “racist” ndaj Kosovës, e ka izoluar këtë vend, pa asnjë të drejtë.

Sipas tij, ky izolim nga ana e Brukselit, i jep hapësirë veprimit te mafisë shqiptarë dhe serbe që t`i shtyjnë njerëzit në nevojë që të paguajnë mijëra euro për të kaluar ilegalisht nëpër vendet Evropiane.

“Si njohës i ligjeve të imigracionit, lirisht mund të them se një azilant i paraqitur mund t`i kushtojë një vendi sa 1000 vizitorë të cilët shkojnë për turizëm. Po të donte BE që punët të ecnin sipas recetave të tyre, atëherë më mirë ka qenë të ndëshkohen politikanë mafioz, se sa qytetarë të rëndomtë.”, ka thënë deputeti Zeka.

Ai konsideron se klasa politike në vend vështirë të bëjë diçka ndryshe.

“Këtu pak kush mendon për zhvillim ekonomik, mirëqenien sociale, apo diçka tjetër, përpos të “por*at politike”, të cilat zbrazën në Beograd, kalojnë nëpër hundët e Brukselit, pastaj i thithim ne në Prishtinë. Tragjedia e këtij vendi është se ne nuk kemi as opozitë, e as shoqëri civile, shikoni rrugët e bllokuara me borë dhe kjo e vërteton më së miri. Shikoni si ikin dritat, dhe si vuajmë ne për ujë e drita, në shekullin e internetit”, është shprehur deputeti Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat