Vetëvendosje: Greva në arsim, rezultat i keqqeverisjes së Haradinajt

Aktuale

Vetëvendosje: Greva në arsim, rezultat i keqqeverisjes së Haradinajt

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:52
Ismajl Kurteshi dhe Arbërie Nagavci

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se greva e mësimdhënësve ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes së Qeverisë Haradinaj, që sipas tyre nuk do të duhej t’i injoronin kërkesat e SBASHK-ut për rritje pagash.

Deputeti i LVV-së Ismajl Kurteshi, në një konferencë për media, ka thënë se greva e përgjithshme  në arsim nuk erdhi si dëshirë e mësimdhënësve, por si rezultat i keqqeverisjes së qeverisë aktuale.

Kurteshi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Sindikatës të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme në mënyrë që nxënësit t’i kthehen procesit mësimor.

Kurteshi: Greva erdhi si rezultat i keqqeverisjes se Qeverisë aktuale

“Greva që nuk e deshën as mësimdhënësit erdhi si rezultat i keqqeverisjes se Qeverisë aktuale. Sikur Qeveria t’i kishte vënë në jetë vetëm dy pikat nga pikat e rezolutës që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës pata dy viteve e ato janë, rritja e buxhetit, menaxhimi i mirë i buxhetit dhe pika e dytë është rritja e llogaridhënies, monitorimit dhe vlerësimit të punës, sigurisht që arsimi nuk do të ishte në gjendjen në të cilën është sot. Po ashtu, sikur Qeveria të mos i rriste rrogat e veta dhe të disa sektorëve pa asnjë analizë paraprake që me të drejtë nxiti reagimin e shumë sektorëve të tjerë e në mesin e tyre edhe sektorin e arsimit nuk do të krijohej pakënaqësi që janë krijuar sot gjithandej. Sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e Sindikatës së Arsimit dhe të përpiqej t’i zgjidhte me kohë sot nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre”, tha ai.    

Kurteshi bëri të ditur se nesër do të ftojnë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim, për të diskutuar lidhur me grevën e mësimdhënësve.

Ndërkaq, deputetja Arbërie Nagavci, ka folur për projektligjin për pagat që është dhe arsyeja kryesore e grevave në arsim. Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse që nxënësit nuk kanë mundësi të vijojnë mësimin.

Nagavci: Qeveria nuk merret aspak me zgjidhjen profesionale të problemeve

“Qeveria e cila nga njëra anë merr vendime krejtësisht arbitrare siç ishte rritja e pagës për vete dhe për kabinetin qeveritar jashtëligjshëm, Qeveria e cila fal me dhjetëra miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës prapë në mënyrë krejtësisht jashtëligjore, Qeveria e cila stërmbush kabinetin qeveritar me zëvendëskryeministra, ministra, këshilltar, zëvendësministra. Në anën tjetër nuk merret aspak me zgjidhjen profesionale të problemeve dhe adresimin e tyre, kjo Qeveri është fajtori kryesor për grevat që po ndodhin sot dhe për pamundësinë që fëmijët tanë të jenë në kopshte e nxënësit në shkolla. Një nga problemet kryesore në sektorin publik në Kosovë është kaosi me pagat e të punësuarve, pabarazia në paga për pozita ekuivalente, jo transparenca gjatë klasifikimit të pozitave, por edhe diskriminimi për kategori të caktuara. Andaj është e papranueshme për ne që projektligji parasheh rritje të pagës pà «r deputetët, presidentin e qeveritarët përderisa për kategori të caktuara të punëtorëve të arsimit që renditen me pagesë shumë të ulët madje edhe se shoferët dhe ata që punojnë si mbrojtje e afërt e qeveritarëve”, tha ajo.

Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit është bërë çerdhe për punësimin e militantëve partiakë.

Nagavci: Situata në arsim nuk përmirësohet me qeverinë aktuale

“Investimi më i rëndësishëm që duhet dhe mund të bëjë një Qeveri e përgjegjshme është investimi në arsim. Shkollat duhet të jenë gjithnjë në plan të parë dhe investimet për të duhet të jenë prioritet. Përderisa Qeveria Haradinaj me vendime arbitrare dhe krejt të papërgjegjshme provokon vetë situata pakënaqësie,  me draftimin e këtij projektligji e ka dëshmuar në vazhdimësi mungesën e vullnetit dhe kompetencës në avancimin e çfarëdo iniciative ligjore. Ky projektligj gjithsesi që do të mund të ishte një projektligj më i mirë, do të mund të ridizajnohej dhe të kompletohet, situata në arsim mund të përmirësohet, por kjo nuk do të ndodh dhe nuk mund të ndodh me këtë qeveri”, tha Nagavci.

Sipas saj, presioni i prindërve dhe i gjithë shoqërisë duhet të jetë mbi Qeverinë për krijimin e kushteve për mësimdhënie cilësore, ndërsa ka potencuar se situata në arsim, përfshi dhe rezultatet e PISA, janë pasqyrë e degradimit që qeveritë e deritanishme i kanë bërë arsimit që nga pas lufta e deri sot.

VV: Qeveria e stërmbushur me këshilltarë, fajtore për grevën e SBASHK-ut

Lëvizja Vetëvendosje akuzon Qeverinë e Kosovës se është fajtore që SBASHK-u ka hyrë në grevë.

Deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi, ka thënë se grevën nuk e deshën as mësimdhënësit, por u detyruan të hyjnë në grevë si pasojë e kësaj qeverie.

"Greva që nuk e deshën as mësimdhënësit erdhi si pasojë e kësaj qeverie. Sikur qeveria të mos i rriste pagat e veta, që me të drejtë nxiti shumë sektor nuk do të krijoheshin pakënaqësitë që janë sot. Sikur qeveria të mos i injoronte shqetësimet e sindikatës sot fëmijët nuk do të mbetnin pa mësim. Është detyrë e kësaj qeverie që së bashku me sindikatën të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme që mësimi të fillojë", tha ai.

Ai bëri të ditur se nesër do të ftojnë një mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar për të diskutuar për grevën.

Ndërsa, deputetja Arbërie Nagavci, tha se Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

"Nuk është sjell në votim të dytë projektligji për pagat dhe është e qartë se vet koalicioni qeverisës e ka vonuar këtë ligj. Qeveria e cila falë me dhjetëra miliona euro, që e stërmbush qeverinë me këshilltar nuk merret aspak me zgjidhjen e këtyre problemeve. Është e papranueshme që projektligji për pagat parasheh rritje për presidentin kryeministrin dhe jo edhe për mësimdhënësit", tha ajo.

Drejtpërdrejt nga konferenca e Vetëvendosje-s

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat