Albërie Hadërgjonaj: “Gazeta ‘Bota sot’ është ndër vite e suksesshme dhe e saktë. Ja pse e krahasova me ‘Nju Jork Times’!” - Bota Sot
Albërie Hadërgjonaj: “Gazeta ‘Bota sot’ është ndër vite e suksesshme dhe e saktë. Ja pse e krahasova me ‘Nju Jork Times’!”

Aktuale

Albërie Hadërgjonaj: “Gazeta ‘Bota sot’ është ndër vite e suksesshme dhe e saktë. Ja pse e krahasova me ‘Nju Jork Times’!”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:14
Albërie Hadëgjonaj

Ajo është një artiste e plot hiteve që e duan të gjithë, e ndjekin të gjithë dhe një nga femrat më të bukura shqiptare, mbi të gjitha mjaft origjinale.

Është kjo këngëtarja Albërie Hadëgjonaj dhe dalja e saj në programin “Oxygen” nga Besim Dina natyrisht se ka bërë që të gjithë ta shohin por edhe ta dëgjojnë dhe më pas të bëjë bujë duke u komentuar kudo.

Por artistja ka ditur mirë të bëjë një krahasim kur ka folur se si gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” e cila për tu kuptuar se sa e madhe dhe e lexuar është atje e ka krahasuar me gazetën më të madhe shqiptare “Bota Sot”, ku konkretisht në intervistë thotë kështu: “E lexova një artikull në “New York times”, e New York Times është si Bota sot (haha.. qeshet)”, thotë ajo, duke iu referuar artikullit ku në atë gazetë shkruhej se shqiptarët janë raca më e bukur në botë.

E duke qenë se ajo është mike e mirë me gazetarët sidomos me ne dhe gjithmonë gjen kohë të na përgjigjet.

Ne e kemi kontaktuar artisten e njohur shqiptare dhe e kemi ngacmuar se pse pikërisht e ka bërë këtë krahasim dhe si e vlerëson ajo gazetën “Bota sot”.

Natyrisht këngëtarja është përgjigjur me kënaqësi duke na thënë konkretisht kështu:

“New York Timës” domethënë koha e Nju Jorkut” e “Bota sot”- “Bota sot”, normal është një farë krahasimi kështu edhe sa i përket suksesit. “Bota sot” është ndër vite e suksesshme me një informacion të saktë aq sa kam mundur të shoh, serioze dhe ka rezultuar sukses gjithë këto vite, e kështu mund të bëj një far krahasimi me “New York Times”, një ndër informacionet më të sakta që ka Nju Yorku në të gjitha fushat sidomos në atë politike dhe ekonomike. Çfarë të them më pëlqen, kjo nuk do të thotë që s’kemi media të tjera që janë të suksesshme të sakta e të mirë, megjithatë ky është mendimi dhe opinioni im”-ka përfunduar Albërija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...