Mehmataj: Dikush e zbrazi me qëllim Kosovën

Aktuale

Mehmataj: Dikush e zbrazi me qëllim Kosovën

Nga: D. B Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:55
Gani Mehmetaj

Një numër i madh i të rinjve nga Kosova, që paraprakisht ishin pajisur me viza pune, ditë më parë morën rrugën për në Kroaci, me qëllim që të gjejnë vende pune dhe një jetë më të mirë. 

Interesimi i të rinjve për ta lënë Kosovën vije për shkak se Institucionet e vendit nuk bënë asgjë që ata të mos e braktisin vendin e tyre.

Situata nuk ka ndryshuar thuajse fare nga fundi i vitit 2014 kur shumë qytetarë në mënyrë masive morën rrugën për në Hungari, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Profesor Gani Mehmetaj, ka thënë se, të rinjtë fatkeqësisht nuk e shohin asnjë të ardhme në vendin e tyre, prandaj vetëm sa do të përpiqen të ikin.

“Në vitin 2014 ikja ishte e organizuar, nga kush asnjëherë nuk na e thanë, por shumica e të ikurve janë nëpër kampe ndalimi a kampe azilesh, pra nuk janë në punë. Dikush e zbrazi me qëllim Kosovën, që të bëjnë më pak presion ndaj elitës shtetërore. Edhe tash është e njëjta situata. Të rinjtë nuk po e presin shkëputjen finale me Serbinë, por po ikin nga sytë këmbët, janë molis nga varfëria. Institucionet e shtetit s' kanë si i ndali, sepse s' kanë ç ‘t’u ofrojnë. Prandaj as nuk do të bëjnë përpjekje t' i ndalin”, ka thënë profesor Gani Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat