Ish-ambasadori tregon dy faktet që duhet t’i kemi parasysh për Gjykatën Speciale

Aktuale

Ish-ambasadori tregon dy faktet që duhet t’i kemi parasysh për Gjykatën Speciale

Nga: N.H Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:26
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës Lulzim Peci thotë se Gjykata Speciale është votuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe atë prej deputetëve të partive që sot e akuzojnë dhe kundër-akuzojnë njëra-tjetrën, dhe se dyti, Gjykata do ta bëjë punën e saj pavarësisht se cfarë deklarojnë politikanët vendorë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-ambasadori potencon se do ishte mirë të hiqet dorë nga ky diskurs i dëmshëm politik, i cili përpos tensioneve farse asgjë tjetër nuk do t’i sjellin vendit.

Shkrimi i plotë i Pecit në Facebook:

Pavarësisht akuzave dhe kunder-akuzave tanime te ripertypura ne mes politikaneve per Gjykaten Speciale, dy fakte duhet t’i kemi parasysh, dhe ate qe:

Se pari qe kjo gjykate eshe votuar nga Kuvendi i Kosoves, dhe ate prej deputetet e partive qe sot e akuzojne dhe kunder-akuzojne njera tjetren, dhe se dyti, Gjykata do ta beje punen e saj pavaresisht se cfare deklarojne politikanet vendore.

Prandaj, me se miri do te ishte te heqet dore nga ky diskurs i demshem politik, i cili perpos tensioneve farse asgje tjeter nuk do t’i sjellin vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat