Haradinaj premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Aktuale

Haradinaj premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:51
Haradinaj premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se Qeveria e vendit, në vitin 2019 do të koncentrojë tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Avdi Gecajn, përfaqësues i “Stone Castle”, e cila me brendet e saj, ka tejkaluar kufijtë e vendit.

“Biseduam për masat dhe veprimet institucionale në mbështetje të prodhuesve vendorë. Prodhuesit si “Stone Castle” janë në qendër të vëmendjes sonë dhe përkrahja e tyre, veçanërisht në vreshtari dhe verari, nuk do të mungojë asnjëherë”, porositi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat