ShBA-ja e vendosur për heqjen e taksës

Aktuale

ShBA-ja e vendosur për heqjen e taksës

Nga: E.K. Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Bashkësia Ndërkombëtare ka disa muaj që i bënë vazhdimisht thirrje Kosovës për heqjen e taksës prej 100% për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia.

Kësaj radhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në formë proteste për mos dëgjimin e kërkesave të tyre i kanë refuzuar vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu që për herë të parë që nga vënia e taksës, Qeveria e Kosovës ka bërë një hap prapa, duke thënë se ekziston mundësia e pezullimit të taksës, nëse premtohet se së shpejti do të arrihet një marrëveshje në mes palëve Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat