Haradinaj: Reçaku shënoi momentin vendimtar të kthesës në përpjekjet tona për liri

Aktuale

Haradinaj: Reçaku shënoi momentin vendimtar të kthesës në përpjekjet tona për liri

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Masakrës së Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999.

Haradinaj ka vlerësuar se kjo masakër shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën e Kosovës për liri.

“Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, shkruan Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat