Rama: Shqipëria e madhe - sajesë e kundërshtarëve dhe armiqve të shqiptarëve

Aktuale

Rama: Shqipëria e madhe - sajesë e kundërshtarëve dhe armiqve të shqiptarëve

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:35
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

(E plotësuar) - Me një ceremoni është shënuar fillimi i punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, me ç'rast është thënë se ky është hapi shumë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Hapja e zyrës doganore në portin e Durrësit ishte si vendim që ka dalë nga mbledhja e dy qeverive mbajtur në Pejë të vitit të kaluar.

Një vendim tjetër që do të realizohet është edhe integrimi i kufirit sipas modelit Shëngen, që do të ndodhë në pranverën e këtij viti. Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se puna për integrimin e kufijve sipas modelit Shengen ka filluar dhe do të përfundojë shumë shpejt.

Në këtë kontekst ai ka thënë se integrimi i kufijve nuk ka të bëjë me idenë e Shqipërisë së madhe, madje ka thënë se kjo është një sajesë e armiqve të shqiptarëve.

Rama: Shqipëria e madhe - sajesë e kundërshtarëve dhe armiqve të shqiptarëve

"Tani jemi vetëm në një fazë fillestare, kemi kaluar nga dy kontrolle në një kontroll të unifikuar, zyra e policisë në kufi është zyrë e përbashkët ku punonjësit e Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë qëndrojnë në një sportel. Por, kjo do të zgjasë edhe për pak kohë si procedurë sepse në pranverë do të kemi një procedurë krejt tjetër dhe do të kemi një kufi totalisht fluid...Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë e Veriut, duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Malin e Zi. Pra, kujt na thotë se apo do na thotë se integrimi i kufitar është një shprehi e Shqipërisë së madhe, po e përsëris që Shqipëria e madhe është një sajesë e kundërshtarëve dhe armiqve të shqiptarëve në histori. Nuk ka një Shqipëri të madhe, ka një komb shqiptar që ka të gjithë të drejtën e vet ta shoh të ardhmen si pjesë e të njëjtit sistem organizimi dhe bashkëjetese", tha Rama.

Kryeministri Rama teksa ka folur për hapjen e zyrës doganore të Kosovës në Durrës, ka thënë se ky është hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor në mes dy vendeve.

Rama: Dogana e Kosovës në Durrës, hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor

"Dogana e Kosovës në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyre doganore. Por, vazhdimi i këtij procesi me vendosjen e gjithë standardit të gjitha pikave doganore dhe jo vetëm për Kosovën në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë në Kosovë është objektivi afatshkurtër", tha Rama.

Ndërsa, koordinatori kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, ka thënë se hapja e zyrës doganore është projekti i dytë më i rëndësishëm pas Autostradës së Kombit.

Limaj: Porta e ekonomisë së Kosovës do të jetë Durrësi

"Kosova dhe Shqipëria kanë bërë rrugë drejt integrimit në fusha të ndryshme sociale, politike, kulturore, radha është të bëjmë integrimet tona ekonomike dhe hapja e zyrës doganore të Kosovës këtu është lajmi i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë qarkullimin e lirë pa pengesa sa më pak burokratike dhe një mundësi e jashtëzakonshme. Nga sot Kosova e ka portin e vet, ashtu siç edhe e ka pasur, por formalisht porta e ekonomisë së Kosovës do të jetë Durrësi, si qendër e rëndësishme e zhvillimit tonë ekonomik dhe si uverturë e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të dy vendeve tona", tha Limaj.

Ai ka folur edhe për realizimin e vendimeve që janë marrë në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, ku ka thënë se hapja e zyrës doganore është vendimi i dytë që po realizohet, nga katër vendime që janë marrë. Kjo tregon sipas tij se takimet e përbashkëta nuk janë ashtu siç janë quajtur, por kanë kaluar në veprime konkrete.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se hapja e zyrës doganore do të jetë një lehtësi shumë e madhe për bizneset.

Hamza: T'i unifikojmë ligjet

"Qëllimi jonë dhe prioriteti jonë shumë i lartë është rritja ekonomike dhe bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat. Për këtë qëllim jemi duke punuar ngushtë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë që t'i unifikojmë ligjet, ta unifikojmë legjislacionin, të thjeshtojmë procedurat burokratike dhe t'i unifikojmë sistemet tona me qëllim që bizneset në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës të përballen me legjislacion të përafërt apo të njëjtë dhe të kenë procedura sa më pak burokratike dhe sa më të thjeshta", tha ai.

Ministri Hamza tha se kjo ka reflektuar edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai bëri të ditur se vetëm vitin e kaluar ka pasur një rritje të madhe prej 39 për qind të eksporteve nga Shqipëria për në Kosovë dhe për 23 për qind nga Kosova në Shqipëri.

Ai u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë në mes të dy vendeve dhe që do të punojnë në eliminimin e pengesave.

Ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, është shprehur se kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike.

Ahmetaj: Kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike

"Kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e integrimit evropian, qoftë edhe në logjikën e CEFTA-së. Hapja e zyrës doganore së Kosovës në portin e Durrësit është një projekt që nisi në vitin 2016, si një hap më tej në vazhdën e një sërë nismash reciproke që do ta çonte në një nivel të ri bashkëpunimin midis dy vendeve tona në favor të lehtësimit, nxitjes së shkëmbimit dhe thjeshtimit të procedurave për operatorët ekonomikë të dy vendeve....Nga sot Kosova ka pikën e saj doganore në portin e Durrësit, ndërsa operatorët e të dyjave anëve të kufirit jam i bindur fillojnë menjëherë të prekin lehtësimin e procedurave", tha ai.

Ministri Ahmetaj tha se me hapjen e zyrës doganore të Kosovës bëhet njohja reciproke e përfaqësuesve, deklaruesve të dy vendeve në procedurat e deklarimit në sistemet respektive doganore, duke ofruar kështu një standard të ri zhvillimi dhe lehtësimi të sistemeve të deklarimit në doganë. 

Rama: Nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar

Në portin e Durrësit është mbajtur ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Port.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se hapja e doganës së Kosovës në Durrës, është hapi i parë drejt bashkimit doganor të të dyja vendeve.

Rama tha se në pranverë do të ketë një kufi fluid në mes të dyja vendeve dhe se do të donte që kjo praktikë të ndiqet edhe për Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai tha se nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar.

“Më vjen shumë mirë që sot ne mblidhemi në një stacion tjetër të rrugëtimit tonë. Për të qelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer portin e Durrësit edhe në një doganë të Kosovës. dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor të dy vendet. Integrimi kufitar sipas modelit shengen. Sistemin shengen, që do të thotë tani jemi vetëm në një kontrollë, nga dy pika kemi një, kjo do të zgjasë edhe për pak kohë si procedurë, sepse në pranverë do të kemi një kufi fluid. Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi. Shqipëria e madhe është një sajesë e armiqve, nuk ka Shqipëri të madhe, ka një komb shqiptar”, tha Rama.

Ndërsa, Fatmir Limaj, koordinator kombëtar i dy qeverive, tha se ky është projekti i dytë më i rëndësishëm, pas atij të austradës.

 "Sot është një moment i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit. Besoj që ky është projekti i dytë më i rëndësishëm që pas shpalljes së pavarësisë, pas atij për ndërtimin e autostradës. Nga 4 vendime që ka marrë në Pejë dy qeveritë dhe kjo është e dyta që po realizohet. E para është pikat e përbashkëta kufitare dhe e dyta është kjo. Kjo tregon se ne takimet e përbashkëta nuk janë ashtu siç janë quajtur, por kemi kaluar në veprime konkrete. Hapja e kësaj zyre është lajm i mirë për të dyja vendet. Nga sot Kosova e ka portin e saj, si qendër e rëndësishme të zhvillimit ekonomik", tha ai.

Limaj pas hapjes së zyrës doganore në Durrës: Ne po sjellim Evropën në rajon

Zv/kryeministri i Kosovës nga radhët e Nismës, Fatmir Limaj ka folur sot me rastin e hapjes së zyrës doganor të Kosovës në Durrës.

Limaj ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për fillimin e integrimit dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ky është projekti i dytë i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Pas një pune të përbashkët, për një projekt madhor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Prishtinë, sot në këtë ditë bashkëprojekti më i rëndësishëm konkret mes Kosovës dhe Shqipërisë. Integrimi i Doganës si vizion i përbashkët i yni për unionin doganor Kosovë-Shqipëri. Në cilësinë e Koordinatorit të Përbashkët Kombëtar mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të zgjedhur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, kam nderin t’u informoj se nga katër vendimet që u morën në mbledhjen e Pejës ne sot po implementojmë marrëveshjen e dytë. E para është integrimi i kufijve që filloj në fillim të vitit dhe do të përfundojë në mars, ndërsa sot Dogana praktikisht e Kosovës po kthehet apo po themelohet në portin e Durrësit që është një sinjal i vizionit tonë të përbashkët të një unioni doganor”, ka thënë Limaj.

Tutje ai shtoi se takimet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë të lehta dhe të thjeshta ashtu siç prezantohet shpesh herë si takime politike por që nga këto mbledhje po kalohet në veprime konkrete të cilat kanë reflektim në mirëqenien e qytetarëve.

“Kosova dhe Shqipëria kërkojnë fusha të shumta të integrimit. Fuqishëm jemi futur të dy qeveritë për zhvillimin ekonomik dhe kjo k’tu është lajm i mahnitshëm për ekonomikë. Sa më pak burokraci dhe një mundësi e jashtëzakonshme. Nga sot Kosova e ka portin e vetë ashtu siç edhe e ka pas, por formalisht do të jetë e Kosovës, pra në Durrës si qendër e rëndësishme e zhvillimit tonë ekonomik. Shfrytëzoj rastin të falënderoj ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, dy drejtoritë e Doganave, ekspertët që kanë punuar shumë për një realizim të këtij projekti për të hapur sot Zyrën Doganore të Kosovës. Urime ekonomistëve e njerëzve të cilët do të qarkullojnë dhe jam i bindur se do t’u mundësojë qarkullimin e mallrave në botë jo vetëm Kosovë e Shqipëri. Ky është vizioni ynë i integrimeve evropiane, pra vizion i përbashkët i Evropës. Ne po sjellim Evropën në rajon”, ka përfunduar Limaj.

Hamza: Hapja e pikës doganore në portin e Durrësit, ditë shumë e rëndësishme

Ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së punës së doganës së Kosovës në këtë port, ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që ka ofruar përkrahjen për këtë gjë, e po ashtu edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh koordinatorin kombëtarë të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Sipas Hamzës, ministria e tij është duke punuar ngushtë me ministrinë e Financave të Shqipërisë në mënyrë që të unifikohen ligjet për të pasur më shumë lehtësime.

Gjatë vitit të kaluar, sipas tij, ka pasur një rritje prej 39 për qind të eksporteve nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa nga Kosova në Shqipëri ka pasur 23 për qind rritje.

“Jam i nderuar të marr pjesë në hapjen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit. Kjo ngjarje kaq e madhe do të ishte vështirë e realizueshme pa përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës , për çka e falënderojë shumë.

Faleminderit Fatmir Limajt për një angazhim të madh që ne sot vijmë në një ditë kaq të rëndësishme.

Jemi duke punuar ngushtë me ministrinë e Financave të Shqipërisë që t’i unifikojmë ligjet, legjislacioni dhe t’i lehtësojmë procedurat burokratike që të përballemi me procedura sa më të njëjta.

Kjo ka reflektuar në rritjen  e shkëmbimit tregtar, në qoftë se e marrim vitin e kaluar kemi pasur një rritje prej 39 për qind të eksporteve nga Shqipëria e Kosovës, 23 për qind nga Kosova në Shqipëri. Besoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe shpresojë”, ka thënë Hamza.

Gjithçka gati për ceremoninë e hapjes së zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit

Tashmë është bërë gjithçka gati dhe pas pak pritet të fillojë edhe ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin detar të Durrësit.

Zyrtarët nga Kosova që do marrin pjesë në këtë ceremoni tashmë kanë arritur në Shqipëri.

Pjesëmarrës nga Qeveria e Kosovës është zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, ministri i Financave-Bedri Hamza  si dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat