Sami Lushtaku arrin në Holandë, Milaim Zeka tregon se kur do të nisë intervistimi i tij

Aktuale

Sami Lushtaku arrin në Holandë, Milaim Zeka tregon se kur do të nisë intervistimi i tij

Nga: D. B Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:55
Milaim Zeka me Sami Lushtakun dhe Mërgim Lushtakun.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë dy fotografi të publikuara në Holandë, me rastin e arritjes së tij në Holandë, bashkë me Sami Lushtakun dhe Mërgim Lushtakun.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Sa arritëm në Holandë me Gjeneralin Lushtaku.

Ne bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku,ne kemi arritur në Holandë. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qenë prokuror kundër Millosheviçit në Tribunalin e Hagës.

Nesër, në ora 10.00 do të fillojë intervistimi i gjeneralit Lushtaku. Rrustem Mustafa-Remi akoma është duke u marrë brenda në pyetje”, ka shkruar deputeti Zeka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat