“Nuk ka çlirim të shtetit pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto”

Aktuale

“Nuk ka çlirim të shtetit pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto”

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:13
Klani Pronto - ilustrim

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk ka çlirim të shtetit pa vendosje para drejtësisë të Klanit Pronto.

Molliqaj ka bërë këtë vlerësim me rastin e emërimit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës të Bahri Hysenit, ish-deputet i PDK-së.

Shkrimi i plotë:

VAZHDON KAPJA E SHTETIT NGA KLANI PRONTO

Emërimi i Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës dëshmon atë që e kemi thënë qe sa kohë: nuk ka çlirim të shtetit pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto.

Bahri Hyseni është një prej protagonistëve të Klanit Pronto. Kjo u dëshmua nga përgjimet që iu bënë këtij klani. Emërimi i tij në krye të Këshillit Prokurorial është vazhdimësi e kapjes së shtetit e në veçanti sistemit të drejtësisë.

Nuk mund të ketë drejtësi as zhvillim në Kosovë, përderisa krimi e korrupsioni ka uzurpuar çdo pore të shoqërisë. Nuk mund të ketë shtetndërtim, pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat