Thaçi: U deshën pamje të tilla që bota ta kuptojë të vërtetën

Aktuale

Thaçi: U deshën pamje të tilla që bota ta kuptojë të vërtetën

Nga: Z.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:42
Masakra e Reçakut

Evgjeni Thaçi Dragusha, deputete nga radhët e PDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kujtuar me një foto prekëse, shkruan Bota Sot.

Ajo ka shkruar, se u deshën pamje të tilla që bota ta kuptojë  të vërtetën.

Gjithashtu Thaçi Dragusha, shkruan se, edhe njëzet vite më vonë askush nuk u dënua për këto krime, ajo çka është e papranueshme tani janë deklaratat e serbëve se, “këto janë inskenime te shqiptareve.”

Postimi i plotë:

U deshten pamje te tilla qe bota ta kuptoje natyren e vertete te regjimit serb. Masakra e #Reqakut dhe mizorite e tjera ndaj njerezve te pafajshem ne Kosove, jane shembull se deri ku mund te arrije nje aparat shteteror kriminal per te mposhtur perpjekjet e nje populli per liri.

Njezet vjet me vone, askush nuk ndiqet apo denohet per keto krime. E ajo cka eshte edhe me e papranueshme, jane deklaratat e udheheqesve te tanishem serb, se “keto jane inskenime te shqiptareve.”

Edhe nje here #shameonyou #Vucic #Serbia

Nderim i perjetshem te reneve per liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat