Haradinaj dhe Veseli nga Reçaku kërkojnë bashkimin e spektrit politik përballë Serbisë

Aktuale

Haradinaj dhe Veseli nga Reçaku kërkojnë bashkimin e spektrit politik përballë Serbisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:43
Haradinaj dhe Veseli nga Reçaku kërkojnë bashkimin e spektrit politik përballë Serbisë

Jemi para ballafaqimit përfundimtar diplomatik me Serbinë dhe sfida e këtij ballafaqimi kërkon të jemi të bashkuar, kërkon të mos i bëjmë favore Serbisë me grindjet tona të brendshme.

Jemi para ballafaqimit përfundimtar diplomatik me Serbinë dhe sfida e këtij ballafaqimi kërkon të jemi të bashkuar, kërkon të mos i bëjmë favore Serbisë me grindjet tona të brendshme.

Kështu është shprehur sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjatë akademisë përkujtimore për të rënët e masakrës së Reçakut.

Ai ritheksoi nevojën që të jetë bashkë gjithë spektri politik, pasi siç thotë ai dhe partnerët e Kosovës, po kërkojnë që të jenë gati për këtë sfidë.

Veseli: Ballafaqimi me Serbinë kërkon të jemi të bashkuar

“Është koha për t’i dhënë fund lojërave brenda nesh, dhe kundër vetvetes. Sot jemi para ballafaqimit përfundimtar diplomatik me Serbinë dhe sfida e këtij ballafaqimi kërkon të jemi të bashkuar, kërkon të mos i bëjmë favore Serbisë me grindjen tona të brendshme. Partnerët e lirisë sonë, shtetit tonë, s’po kërkojnë nga ne që si Kosovë të jemi gati për sfidën e dialogut me Serbinë, ne hymë në këtë dialog jo për ta cenuar Kosovën, por për ta fuqizuar dhe më shumë atë. Sovraniteti i shtetit, integriteti territorial dhe institucional janë vlera të shenjta për ne, prandaj edhe të paprekshme. Ne hyjmë në dialog për ta finalizuar shtet ndërtimin ndërkombëtar të Kosovës, për ta marrë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Kryeparlamentari Veseli foli edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, me ç’rast tha se nuk duhet të ketë frikë nga ky ballafaqim, e as nuk duhet ikur prej tij.

Veseli e cilëson se ashtu siç kanë dalë gjithmonë faqebardhë, ashtu dhe pas kësaj gjykate, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mbetet krenaria më e madhe e popullit.

Veseli: Ne nuk kemi frikë nga ky ballafaqim

“Sot, disa nga bashkëluftëtarët tanë, në vend që të jenë së bashku këtu me ne, u duhet të ballafaqohen me kërkesa të drejtësisë selektive, e cila është duke vërë në dyshim drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Ne nuk kemi frikë nga ky ballafaqim. As nuk ikim prej tij, siç nuk kemi ikur asnjë herë. Ne do ta paguajmë edhe këtë çmim dhe si gjithmonë kemi me dalë faqebardhë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë, është e do të mbetet krenaria më e madhe e popullit tonë”, ka deklaruar Veseli.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se pas gjithë bllokadës që ka bërë Serbia karshi Kosovës, ishin të detyruar që të vënë taksën 100% për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Haradinaj shtoi se Bashkimi Evropian po e toleron Serbinë, kurse ka përmendur mundësinë që Kosova më vonë të vendosë kushte për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Haradinaj: BE po e toleron Serbinë

“Serbia po dëshiron me u bërë anëtar i BE-së, i ka dhe një tre vite. Pse i ka dhe tre vite, sepse diku ka 2022 e ka si afat, edhe tre vite Serbia na mban neve kështu. Kur të vjen 2022, e dëshiron Serbia me hy në BE është mirë ne, mos me u pajtuar atëherë, mos me pranu njohjen reciproke, tash dhe ne i kemi do vite, se ata qaty e kanë datën e fundit. Kur bëhet viti 2022, ata trokasin në derë të BE-së. BE-ja po i toleron sot e shihini qysh po i toleron, po i merr me të mirë, e thash kur ju vjen dita atyre, ne themi ah, prit se nuk jemi dakord, tash dhe ne kemi diçka për të thënë”, tha ai.

I pari i ekzekutivit ritheksoi nevojën që të bëhen bashkë me gjithë spektrin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat