Haziri: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, pushteti zgjodhi PSD-në para LDK-së

Aktuale

Haziri: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, pushteti zgjodhi PSD-në para LDK-së

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:39
Lutfi Haziri 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun, për përfshirjen e LDK-së në dialog, si dhje është përgjigjur në akuzat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se LDK është bërë kopje e Vetëvendosjes.

Gjithashtu Haziri i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në se flet me dy zëra sa i përket qëndrimit zyrtar për korrigjimin e kufijve.

Haziri në intervistë, duke folur për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në procesin e dialogut, u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sipas tij pushteti e ka zgjedhur ofertën e PSD-së.

Nënkryetari i LDK-së, theksoi se deputetët e kësaj partie “nuk janë as figura dhe as numra”, duke insistuar se dialogu është e vetmja rrugë për marrëveshje me Serbinë.

“Për LDK-në platforma politike ka qenë në tavolinë, ndërmjet LDK-së dhe PSD-së ata e kanë zgjedhur PSD-në. Nuk ka pasur asnjë lloj përpjekje për përfshirje në dialog, por janë marrë me kalkulime numrash. Deputetët tanë nuk janë as numra e as figura. Natyrisht që ne e kemi dialogun si instrument të vetëm. Kemi ofruar, por platforma jonë nuk është marrë në konsiderim”, u shpreh Lutfi Haziri.

Ekipin negociator të dialogut, Haziri e cilësoi si “ekipe të substrukturave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat