Forumi Crans Montana mbahet në Kosovë

Aktuale

Forumi Crans Montana mbahet në Kosovë

Nga: A.M. Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës,  Behgjet Pacolli, është  takuar sot me presidentin e Forumit Crans Montana, Pierre Emannuel Quirin.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se gjatë takimit janë dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti.

Postimi i plotë:

Crans Montana Forum do të mbahet në Kosovë

Sot, zhvillova një takim produktiv me Presidentin e Forumit Crans Montana, z. Pierre Emannuel Quirin. Sipas idesë dhe propozimit tim jemi dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti. Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat