Remi flet pas intervistës 16 orëshe: Isha serioz gjatë përgjigjeve

Aktuale

Remi flet pas intervistës 16 orëshe: Isha serioz gjatë përgjigjeve

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:45
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje nga Gjykata Speciale, në Holandë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa.

“Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së. “Ka qenë intervistë e gjatë. Sot përfundoi”, ka shtuar ai.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka përfunduar Remi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat