Karla del Ponte flet për Gjykatën Speciale dhe avokatin e Sami Lushtakut Geoffrey Nice

Aktuale

Karla del Ponte flet për Gjykatën Speciale dhe avokatin e Sami Lushtakut Geoffrey Nice

Nga: F.B Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:41
Karla del Ponte

Ish prokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte mendon se kanë kaluar shumë vite nga siç ka thënë ajo krimet në Kosovë.

Ajo ka shtuar se nuk pret që Gjykata Speciale të arrij tek e vërteta dhe të kënaq drejtësinë.

" Tepër vonë që të dëshmohet e vërteta  për krimet që kanë ndodhur  në Kosovë, para së gjithave për shtëpinë e verdhë. Kemi tentuar që këtë ta bëjmë asokohe, por nuk kemi pasur sukses ", ka thënë Del Ponte në bisedën telefonike për “Tanjug” transmeton “Bota Sot”. 

Këtë e deklaroi ajo në pyetjen se si komenton mundësinë se viktimat e UÇK-së dhe familjet e tyre megjithatë të presin të vërtetën edhe përkundër asgjësimit të shumë dëshmive në të cilat si spekulohet ka gisht edhe ish prokurori Geoffrey Nice, që do të jetë tash avokat mbrojtës i Sami Lushtakut. 

"Najs, sa mbaj mend nuk ishte i përzier në hetimin rreth shtëpisë së verdhë ", ka thënë Del Ponte duke shtuar se nuk di nëse gjykata do të mundet të dëshmoj të vërtetën pas kaq viteve”, tha Delponte. 

Ajo shprehet se nuk ka çka të shtoj rreth kësaj sepse kanë kaluar shumë vite dhe as asaj nuk i kujtohen detajet që ndërlidhen me këtë sepse ndërkohë ka pasur shumë lëndë tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat