Adnan Hyseni tregon si ndërroi jetë vëllai i tij, Avniu, nga neglizhenca e mjekëve

Aktuale

Adnan Hyseni tregon si ndërroi jetë vëllai i tij, Avniu, nga neglizhenca e mjekëve

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:06
Adnan Hyseni dhe Avni Hyseni

Adnan Hyseni, vëllai i luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, ka rrëfyer në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini për rastin e vdekjes së Avniut.

Avni Hyseni kishte shfaqur probleme shëndetësore kur është paraqitur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Vëllai i të ndjerit Adnani, pretendon si pikërisht në Spitalin e Pejës filloi problemi, që më pas sipas tij rezultoi fatal për vëllain e tij, Avni Hyseni.

Adnani thotë se vëllain e dërgoi në spitalin e Pejës me dhembje koke dhe disa të enjtura, por personeli e kishte trajtuar si një rast të zakonshëm, duke e liruar për në shtëpi pa ndonjë kontroll të detajuar.

Pikërisht në momentin kur vëllai, tashmë i ndjerë, Avniu, kishte mbërritur në shtëpi ishte shtrirë në oborr pa ndjenja.

Adnani për këtë, siç thotë ai, neglizhencë të mjekëve të spitalit të Pejës, tashmë ka ngritur padi penale.

Familja Hyseni kishte vendosur që djalin e tyre Avniun ta kthenin në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK për trajtim, por zhgënjimi do të thellohej edhe më tej.

Për shkak të mungesës së shtretërve, sipas Adnanit, në Klinikën Intenzive “dikush duhet të vdesë, që të futet për trajtim në klinikën intensive”, për shkak se aty maksimumi mund të vendosen për trajtim vetëm 21 persona.

Ky fat e kishte përcjellur edhe Avni Hysenin, i cili kishte pritur mjaft shumë për t’u vendosur aty.

Më pas familja kishte vendosur që Avniun të dërgoj në Tiranë për kurim të mëtejshëm. Por, edhe atje familja nuk kishte gjetur trajtimin që i ishte premtuar nga doktor Petrela.

Edhe në Tiranë u thanë se trajtimi i Avniut është i pamundur, duke vendosur të kthehen ne Pejë e më pas në Prishtinë.

Por, ankthi dhe vuajtjet e familjes zgjaten shumë ditë, derisa sipas Adnan Hysenit, mjekët në QKUK vendosin që Avniut t’ia largojnë aparaturat pa lejen e familjarëve.

Avniu thotë se vdekjen e vëllait e mësoi rastësisht, çka i shton atij dyshimet edhe më shumë.

Familja Hyseni tashmë ka ngritur padi ndaj Spitalit të Pejës dhe QKUK-së për neglizhencë në trajtimin e familjarit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat