Abrashi: Kjo situatë kaotike paraqet fillimin e një krize sociale

Aktuale

Abrashi: Kjo situatë kaotike paraqet fillimin e një krize sociale

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:43
Arban Abrashi

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot ka vizituar SBASHK-un, ku ka vlerësuar se kërkesat e grevistëve, sikurse edhe paralajmërimet për greva në sektorët tjerë, janë plotësisht kërkesa të drejta dhe të bazuara.

Postimi i Abrashit në Facebook:

Kriza sociale ndryshe nuk është, faturën po e paguan nxënësi, pacienti, qytetari!

Sot vizitova SBASHK-un, dhe vlerësoj që kërkesat e grevisteve sikurse edhe paralajmërimet për greva në sektorët tjerë, janë plotësisht kërkesa të drejta dhe të bazuara. SBASHK, duhet që krahas koeficientëve, të kërkoj edhe kushte më të mira për mësim dhe rezultate më të mira.

Kjo situatë kaotike që paraqet fillimin e një krize sociale, vjen si pasojë e vendimeve të padrejta e pa analizuara mirë, me ç'rast është krijuar pabarazi sociale, në Kosovë. Situata është edhe më serioze për punëtorët në sektorin privat, të cilët fatkeqësisht kanë mbet pa asnjë përkrahje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jap kontributin në Kuvendin e Kosovës, në komisionet përkatëse, në mënyrë që padrejtësitë të adresohen dhe përmirësohen aq sa munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat